Walcott synon të triumfojë në finalen e Euro U21

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 0 Komente

Pasi fillimisht ishte lënë anash në fillim të turneut, Theo Walcott dëshiron të përfundojë kampionatin Evropian U21 duke fituar në finale.
Anglia eliminoi nikoqirin e garës, Suedinë, në penalti në gjysmëfinalen e mbrëmshme, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3. Me Gabriel Agbonlahor dhe Fraizer Campbell të suspenduar, 20-vjeçari Walcott pritet të startojë si sulmues i vetëm për finalen e të hënës kundër Gjermanisë, pasi kjo e fundit eliminoi Italinë në gjysmëfinalen e dytë. “Mezi presim finalen. Kemi dy ditë për t’u përgatitur. Kemi 23 lojtarë të cilët kanë qenë fantastik gjatë gjithë turneut. Kanë qenë kohë fantastike këto të kaluara në Suedi, koha ka qenë e shkëlqyeshme dhe shpresoj se do të jemi të kthjellët të hënën”, ka thënë Walcott. “Kemi punuar shumë për të arritur këtu, por ende nuk kemi fituar asgjë. Ende duhet ta shkruajmë emrin tonë në atë trofe”, ka shtuar anglezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...