Wimbledon: Roddick me vështirësi në rundin e katër

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Andy Roddick ka përdorur servimet e tij të pandalshme për të mposhtur austriakun Jurgen Melzer në katër sete (7-6, 7-6, 4-6, 6-3), për të siguruar vend në rundin e katërt të Wimbledonit.
Amerikani i gjashtë në botë, finalist në vitet 2004 dhe 2005, do të përballet me çekun Tomas Berdych (i 20-ti) për një vend në çerekfinale. Berdych, çerekfinalist i vitit 2007, mposhti me lehtësi rusin e 12-të në botë, Nikolay Davydenko (6-2, 6-3, 6-2). Australiani Lleyton Hewitt ka vazhduar shkëlqimin në Wimbledon, duke mposhtur kësaj here gjermanin Philipp Petzschner në tre sete (7-5, 7-6, 6-3). Hewitt do të përballet me Radek Stepanek, pasi çeku eliminoi spanjollin David Ferrer (7-5, 7-5, 3-6, 4-6, 6-4). Në 1/8 e finales është kualifikuar edhe numri re i botës, britaniku Andy Murray, i cili tregoi edhe një paraqitje mbresëlënëse duke shkatërruar serbin Viktor Troicki në tre sete (6-2, 6-3, 6-4). Skocezi në ndeshjen e radhës do të takohet me zviceranin Stanislas Wawrinka, i cili mposhti amerikanin Jesse Levine (5-7, 7-5, 6-3, 6-3).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...