Wimbledon: Sharapova kalon me lehtësi

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Rusja Maria Sharapova ka shënuar fitore 2-0 në sete (7-5; 6-4) ndaj ukrainases Viktoriya Kutuzova dhe ka siguruar vend në rundin e dytë të Wimbledonit.
Sharapova, e cila aktualisht është e 64-ta e renditur, filloi jo edhe aq mirë setin e parë, duke pësuar 4-1, por pastaj u rikthye për ta fituar atë, ndaj numrin 79-të të tenisit botëror të femrave.Rusja e cila fitoi këtë turne në vitin 2004, do të përballet me Gisela Dulko në fundin e dytë, e cila mposhti francezen Stephanie Foretz po ashtu 2-0 në sete (7-5; 6-3).Edhe rusja tjetër, Elena Dementieva (e 4-ta), ka kaluar për në rundin e dytë, duke shënuar fitore të lehtë (6-4; 6-1) ndaj bashkë-vendaset Alla Kudryavtseva.Amerikania Serena Williams ka kaluar në rundin e dytë me një fitore 6-1, 7-5, ndaj portugezes Neuza Silva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...