Wimbledon: Federer në rundin e dytë

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Kampioni i pesëfishtë Roger Federer ka filluar mbarë turneun Wimbledon, duke shënuar fitore komode prej 3-0 në sete (7-5; 6-3; 6-2), ndaj tenistit nga Tajvani, Lu Yen-Hsun.
Zvicerani, i dyti në listën botërore, shihet si favoriti kryesor për të fituar këtë turne, në mungesë të kampionit në fuqi, Rafael Nadal, i cili mungon për shkak të lëndimit.Federer i mbijetoi me vështirësi setit të parë kundër aziatikut (7-5), por bëri një rikthim të hershëm në lojë, për të shënuar fitore më të lehta në dy setet e radhës. Zvicerani do të takohet me spanjollin Guillermo Garcia-Lopez në rundin e dytë, pasi ky i fundit mposhti argjentinasin Agustin Calleri me rezultat 6-2, 6-3, 6-2.Edhe i katërti në botë, serbi Novak Djokovic ka arritur në rundin e dytë, duke mposhtur në ndeshjen e parë francezin Julien Benneteau, me rezultat 6-7, 7-6, 6-2, 6-4.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...