Zyrtare: Roma transferon Gubertin

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Roma e ka bërë hapin e parë të transferimeve gjatë këtij afati kalimtar duke sjellë në skuadër mesfushorin e Barit, Stefano Guberti.
Faqja zyrtare e Romës ka shkruar se është arritur marrëveshja për transferimin e Gubertit, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa paga e tij do të fillojë nga 700.000 euro për sezon dhe do të rritet deri në 900.000 për sezon në vitin 2012. Guberti pritet të zë vend në formacionin bazë të Romës në sezonin e ardhshëm, ndërsa mediat italiane e konsiderojnë si një lojtar me perspektivë edhe për përfaqësuesen e Italisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...