Zyrtare: Xhemjali nënshkruan për Torinon

dardanmiftari | Tuesday, June 16, 2009 | 0 Komente

Përkundër rënies në Serie B, Torino ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit premtues Blerim Xhemajli nga Bolton Wanderers.
Shqiptari me pasaportë zvicerane e kaloi sezonin 2008/2009 në formë huazimi te Torino, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë të ‘Granatës’. Ndërkohë dy skuadrat, Torino dhe Bolton kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e 23-vjeçarit në Itali. Mesfushori nga Tetova u transferua te Boltoni në vitin 2007 nga Zurichu, mirëpo si pasojë e lëndimit ai nuk arriti të sigurojë një vend në skuadrën angleze, mirëpo ai shkëlqeu me fanellën e Torinos gjatë sezonit që shkoi, prandaj ata vendosën ta mbajnë duke konkurruar me Lazion dhe Napolin që po ashtu ishin të interesuar për shërbimet e Xhemajlit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...