Rossi shkëlqen në fitoren e Italisë

dardanmiftari | Tuesday, June 16, 2009 | 0 Komente

Italia e ka filluar me fitore garën në Kupën e Konfederatave duke i mposhtur SHBA-të me rezultat prej 3-1.
Amerikanët në pjesën më të madhe të ndeshjes luajtën me një lojtar më pak, pasi që në minutën e 33-të u përjashtua Ricardo Clark direkt me karton të kuq për ndërhyrjen e tij në Gennaro Gattuson. Megjithatë, përkundër mungesës së një lojtari, SHBA-të kaluan të parët në epërsi me golin e Donovan nga pika e bardhë (41’). Italianët u kthyen në lojë në pjesën e dytë duke shënuar tre gola dhe duke dalë fitues në këtë përballje. Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, fillimisht e barazoi rezultatin (58’). Ndërkohë, mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, kaloi kampionët e botës në epërsi, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Giuseppe Rossi me golin e dytë personal në këtë përballje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...