Brazili mposht me vështirësi Egjiptin

dardanmiftari | Tuesday, June 16, 2009 | 0 Komente

Përforcimi i ri i Real Madridit, Leite Kaka, ka shënuar një penalti në çastet e fundit të ndeshjes për të ndihmuar Brazilin të mposhtë Egjiptin me rezultat 4-3, gjatë një ndeshje drithëruese në kuadër të grupit B të Kupës së Konfederatave.
Kaka shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e pestë, para se Mohamed Zidan të barazojë katër minuta më pas. Por Brazili shpejt riktheu epërsinë me anë të Luis Fabianos (12’), ndërsa shkoi në pauzë të pjesëve me dy gola epërsi, pas edhe një goli të Juan (37’). Kampioni i Afrikës për vitet 2006 dhe 2008, Egjipti, bëri një rikthim befasuese, duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë për të barazuar ndeshjen në 3-3. Së pari Mohamed Shawky ngushtoi disavantazhin (54’), një minutë para se Zidan të shënojë edhe golin e tij të dytë, për të barazuar (55’). Egjipti bëri përpjekje të gjejë edhe golin e katërt, por që në fakt e pësoi atë në portën e vet në çastet e fundit të ndeshjes. Nga pika e bardhë, Kaka dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës së Essam Al-Hadari, pasi zëvendësuesi Ahmed Al-Muhammadi me qëllim ndaloi me dorë një goditje të Lucios në minutën shtesë të ndeshjes, duke u përjashtuar edhe me karton të kuq.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...