Ferguson: Kemi bërë gjithçka për ta mbajtur Ronaldon

dardanmiftari | Sunday, June 14, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ai ka qenë në dijeni që Cristiano Ronaldo do të largohet nga Old Trafford, duke shtuar se Djajtë e Kuq kanë dhënë maksimumin për ta mbajtur atë deri më tani.
Portugezi gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur me Mbretërit e Real Madridit dhe tani duket se do t’i realizohet ëndrra e tij, pasi që Los Blancos janë pajtuar të paguajnë 80 milionë funte për shërbimet e tij. “Ai dëshironte të largohej dhe kjo është shumë e thjeshtë. Kurdo qoftë ai do të largohej. Ne kemi dhënë më të mirën nga vetja duke e mbajtur deri më tani”, ka thënë skocezi Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...