Messi nuk është i shqetësuar për transferimet e Realit

dardanmiftari | Sunday, June 14, 2009 | 0 Komente

Real Madridi ka siguruar shërbimet e dy nga lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Ricardo Kaka, dhe së shpejti pritet ardhje e lojtarëve tjerë të mëdhenj në Bernabeu, ndërsa superylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk është i shqetësuar për këtë gjë.
“Transferimi i Ronaldos është një transferim i mirë. Me të dhe me Kaka, Reali do të jetë më i fuqishëm, mirëpo ne do të jemi luftarakë sërish”. “Do të jetë një sezon i gjatë dhe i vështirë dhe në do të mundohemi të jemi edhe më të suksesshëm se sezonin që shkoi (kur Barcelona i fitoi të gjitha trofetë e mundshme- Kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve)”, është shprehur argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...