United me ofertë shokuese për Torres

dardanmiftari | Sunday, June 14, 2009 | 0 Komente

Njoftohet se Manchester Unitedi do të bëjë një ofertë shokuese për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.
“Sunday Express” shkruan se Djajtë e Kuq do të provojnë transferimin e spanjollit, i cili duhet ta zë vendin e lojtarit në largim- Crisitano Ronaldo, ndërsa i njëjti burim pohon se menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, do të ofrojë 40 milionë funte (47 milionë euro) për ta bindur rivalin e përjetshëm Liverpool, që ta lejojë largimin e Torres. Kjo shifër është thuajse sa dyfishi që Redsat i paguan Atletico Madridit për shërbimet e ‘El Ninos’, ndërsa nëse largohet edhe Carlos Tevez, Manchesteri duhet që me çdo kusht ta forcojë sulmin. Kampioni anglez është në garë edhe për të fituar shërbimet e disa lojtarëve, emrat e të cilëve qarkullojnë në treg këtë sezon: Karim Benzema, Samuel Eto’o, Franck Ribery, Antonio Valencia dhe David Silva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...