Egjiptianët e Baselit nuk luajnë kundër ekipit të Izraelit

Sinani | Wednesday, July 24, 2013 |

Mohamed Salah (21) dhe Mohamed Elneny (21), dy futbollistët nga Egjipti të FC Basel nga Zvicra kanë informuar drejtuesit e ekipit të tyre se nuk e kanë ndërmend të luajnë kundër ekipit nga Izraeli, Maccabi Tel Aviv në xhiron e tretë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

 Arsyet janë se Egjipti, si shumë shtete tjera arabe, nuk e njohin shtetin e Izraelit.
Mediat egjiptiane raportojnë se nëse Basel udhëton në Izrael, është e sigurt se Mohamed Salah do të refuzojë të luajë në këtë ndeshje edhe nëse ky vendim i kushton me shkëputje të kontratës. Edhe pse nga viti 1979 ka një marrëveshje paqeje ndërmjet Izraelit dhe Egjiptit, për shumë shtetas egjiptianë është e papranueshme të hyjnë në Izrael.

Megjithatë, këtë për momentin e kanë mohuar drejtuesit e ekipit zviceran për gazetën, “Basler Zeitung”. “Nuk është e vërtetë”. Megjithatë ende për shkak të presionit publik, Salah mund të tërhiqet nga paraqitja në ndeshjen në Tel Aviv. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!