Adebayor kalon ekzaminimet mjekësore

dardanmiftari | Wednesday, July 15, 2009 | 0 Komente

Sipas të gjitha gjasave, Arsenali do të fitojë 22 milionë funte (25.65 milionë euro) nga shitja e Emmanuel Adebayor, pasi që sulmuesi nga Togo ka bërë një hap përpara drejt Manchester Cityt duke kaluar ekzaminimet mjekësore.
BBC njofton se gjatë të mërkurës mund të komletohet transferimi i Adebayor te ‘pasanikët’ ku do të fitojë 170.000 funte (198.239 euro) në javë. Adebayor ka kaluar tre sezone e gjysmë tek Arsenali që nga transferimi nga Monaco për 3 milionë funte (3.5 milionë euro). Lojtari nga Togo do të jetë sulmuesi tretë që transferon City gjatë këtij afati kalimtar, pas Roque Santa Cruz dhe Carlos Tevez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...