Klopp: Na mungon forma fizike

Unknown | Sunday, October 20, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka pranuar se ekipit të tij i ka munguar forma fizike në fitoren minimale prej 1-0 ndaj Hannoverit të shtunën.

 Ishte penaltia e Marco Reus ajo që ia siguroi fitoren në shtëpi Dortmundit në një fitore minimale, që tregon se sa larg është nënkampioni prej formës ideale dhe këtë duket se e di edhe vet trajneri.
“Ndeshja reflekton problemin e 13 ditëve të fundit. Ne luajtëm mirë derisa na u shter energjia. Më pas ndalëm së luajturi futboll, me arsyen e vetme se nuk jemi në formë fizike” .
“Nuri Sahin dhe Marco Reus kanë mungesë të stërvitjeve me ekipin dhe për ata ishte vështirë. Por, ne arritëm që të imponojmë lojën tonë”.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne duhet që të tejkalojmë këtë sfidë të vështirë, që do të na bëjë më të fortë. Tifozët na përkrahën në mënyrë fantastike. Tani duhet që të marrim frymë thellë dhe të ndryshojmë paksa gjërat”, ka thënë Klopp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...