Ferguson: Moyes, fitoje një trofe

Unknown | Sunday, October 20, 2013 | 0 Komente

Menaxheri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se do të ishte arritje fantastike për David Moyes nëse arrin të fitojë trofe në sezonin e tij të parë te Djajtë e Kuq.

 Moyes nuk ka pasur prej starteve më të mira në Old Trafford pasi zëvëndësoi Fergusonin gjatë verës.
United është në vendin e tetë në Ligën Premier dhe po ashtu është tetë pikë larg Arsenalit që është në vendin e parë, por Ferguson i jep shpresë pasardhësit të tij.
“Për David, një trofe do të ishte arritje fantastike”.
“Esenca për Moyesin është që të mos tentojë ta bëjë më të mirë ekipin, por të vazhdojë atë që ekipi ka bërë për 20 vjet”.
“S’ka lidhje çfarë është – Kupa e Ligës, Kupa e Evropës apo Liga Premier. Ne gjithmonë kemi pasur prioritete dhe David e di këtë, prandaj shpresoj se do të arrijë diçka”, ka thënë Ferguson. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...