Gerrard krenar me golin jubilar

Unknown | Sunday, October 20, 2013 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka folur me krenari pas golit të tij të 100-të në Ligën Premier.

Penaltia e realizuar nga Gerrard në minutën e 42-të e barazoi rezultatin në St. James Park, por nuk mjaftoi që Liverpooli të fitonte.
Sidoqoftë, Gerrard ishte i kënaqur me golin jublikar, duke thënë se ishte zhgënjyese pse ai nuk arriti t’ia siguronte ekipit tri pikët.
“Ka marrë pak kohë që të vijmë deri këtu, por ishte mirë që shënova. Do të më pëlqente më shumë nga loja e hapur, por unë zakonisht i godas edhe penaltitë”.
“Është mirë që të shënosh, por ndihem i zhgënjyer që humbëm një mundësi të mirë për t’i marrë tri pikët”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...