Almunia: Tash kemi më shumë përvojë

dardanmiftari | Monday, July 20, 2009 | 0 Komente

Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, llogarit se ekipi ka më shumë përvojë dhe tashmë është i gatshëm për më shumë suksese.
Portieri spanjoll është futbollisti më i vjetër në përbërjen e Arsene Wenger, e cila është e përbërë kryesisht nga futbollistë të rinj. Mungesa përvojës llogaritet si mangësia kryesore te Arsenali, por Almunia mendon se kjo përbërje e topçinjve tashmë e ka edhe këtë. “Kemi shumë për të mësuar nga sezoni i kaluar, por mendoj se tashmë jemi më me përvojë dhe më të përgjegjshëm. Shpresojmë se këtë sezon secili futbollist do të jetë përgjegjës me sjelljen e tij në secilën situatë”, ka thënë Almunia. “Shpresoj se do të jemi shumë profesionistë jo vetëm në ndeshje, por të tillë do të jemi çdo ditë. Ka një uri për sukses. Unë do të jap më të mirën nga vetja për ekipin”, ka shtuar spanjolli me nënshtetësi angleze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...