Ronaldo shënon në fitoren e Corinthians

dardanmiftari | Monday, July 20, 2009 | 0 Komente

Ronaldo ka vazhduar formën e shkëlqyeshme të tij duke shënuar golin e dytë që doli të jetë vendimtar në fitoren 2-1 të Corinthians në udhëtim te Cruzeiro.
Ronaldo kishte filluar karrierën pikërisht në Cruzeiro 16 vite më herët, dhe u nderua nga klubi para ndeshjes së mbrëmshme. Fenomeni 32-vjeçar ishte shumë aktiv gjatë ndeshjes dhe asistoi në golin e parë të cilin e shënoi Jorge Henrique. Ish-sulmuesi i Milanit humbi një shans të shkëlqyeshëm për të dyfishuar rezultatin, pasi nuk arriti të shënojë një njëmbëdhjetëmetërsh. Por atë që nuk e bëri në pjesën e parë Ronaldo e përmirësoi në pjesën e dytë, kur dërgoi topin në rrjetë pas një loje të shkëlqyeshme nga mesfushori Jucilei. Ky ishte goli i gjashtë i Fenomenit brenda dy javësh.Cruzeiro vetëm arriti në ngushtojë rezultatin në 2-1 me anë të një goli të Kleber nga penaltia pesë minuta minua para fundit të kohës së rregullt.Edhe ish-sulmuesi i Interit, Adriano, shënoi një gol në barazimin 2-2 të Flamengos ndaj Botafogo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...