Raiola: Ibra më i mirë se Ronaldo, Kaka dhe Benzema së bashku

dardanmiftari | Monday, July 20, 2009 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se Barcelona do të realizonte nënshkrimin më të qëlluar të verës, nëse do të mund të siguronte sulmuesin suedez.
Pavarësisht harxhimeve të pakontrolluara të Real Madridit për shërbimet e Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Karim Benzema, Mino Raiola thotë se Ibrahimovic është më i mirë se të tre së bashku.“Ai është më i mirë se Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Benzema së bashku, pasi është shumë i mirë teknikisht”, ka thënë agjenti i lojtarit, Mino Raiola.“Marrëveshja ende nuk është arritur. Dy klubet duhet të marrin vendimet përfundimtare para se lojtarët të fillojnë negociatat. Që një transferim i tillë të jetë i suksesshëm, secili duhet të veprojë me qetësi”, ka shtuar Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...