Amauri: Del Piero është Juventusi

dardanmiftari | Thursday, July 16, 2009 | 0 Komente

Amauri dhe Del Piero Spekulimet në lidhje me vazhdimin e kontratës së ikonës së Juventusit, Alessandro Del Piero, po vazhdojnë, ndërsa sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Carvalho Amauri, ka thënë fjalë të mira për partnerin e tij në sulm.
“Del Piero valëvit flamurin për këtë klub. Ai është Juventusi. Nëse ai e vazhdon kontratën dhe qëndron këtu gjatë gjithë karrierës, kjo do të ishte madhështore për Juventusin. Në ditët e sotme nuk ka shumë lojtarë të cilët janë simbole të klubeve”, ka thënë Amauri për “Il Corriere Dello Sport”. Braziliani ka folur edhe për David Trezeguet dhe Pavel Nedved. Për të parin thotë se është kënaqësi ta kesh një sulmues të tillë në skuadër, ndërsa për të dytin shpreson që të kthehet te Juve dhe të jetë pjesë e mënaxhmentit të klubit në të ardhmen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...