Ancelotti: Pirlo? Ai është lojtar i ... Chelseat!

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes përballë Interit ka thënë se mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është lojtar i Chelseat, por më pastaj ka thënë se vetëm ka bërë shaka.
Pirlo vazhdimisht është duke u lidhur me kalim në Chelsea gjatë javëve të fundit, ku do të mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti.Drejtuesit e Milanit në një sërë rastesh kanë mohuar spekulimet se ai është para kalimit në Stamford Bridge dhe gjithmonë kanë thënë se askush nuk ka bërë ofertë për shërbimet e italianit.“Nuk ka asnjë situatë të veçantë. Për momentin ai është lojtar i ... Chelseat”, a thënë Ancelotti në konferencën e shtypit pas fitores 2-0 në miqësoren përballë Interit, duke i befasuar të gjithë gazetarët.Por pas një pauze të shkurtë me buzëqeshje ai ka vazhduar: “Por, të gjithë e dini se dua të bëj shaka. Andrea është miku im më i mirë dhe një lojtar i shkëlqyeshëm”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...