Bjorn Helge Riise nënshkruan me Fulhamin

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 0 Komente

Fulham ka pohuar se ka nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare me mesfushorin norvegjez Bjorn Helge Riise nga Lillestrom.
Vëllai i mbrojtësit John Arne Riise, Bjorn Helge, është shprehur tepër i kënaqur pasi që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Premier League.“Nënshkrimi me Fulham është realizim ëndrre për mua, mezi pres t’i bashkohem ekipit në përgatitje pasi tashme e kemi përfunduar marrëveshjen. Nga Fulham shumë mirë e njoh Brede Gangeland dhe Erik Nevland, me të cilët luaj së bashku në kombëtare, dhe ata më kanë treguar gjëra të mira për ekipin”, ka thënë Riise.“Fulham pati një sezon fantastik vitin e kaluar nën drejtimin e Roy Hodgson, i cili është menaxher të cilin e respektoj shumë”, ka shtuar më tej norvegjezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...