Arsenali vazhdon ta kërkojë Lorik Canën

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

E ardhmja e kapitenit të Marseille, Lorik Cana, mbetet e papërcaktuar, ndërsa spekulimet vazhdojnë që Arsenali është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, dëshiron të transferojë një mesfushor defanziv, ndërsa “The Daily Express” njofton se francezi e ka kthyer vëmendjen kah Lorik Cana. “Dera mbetet e hapur për largim, edhe pse kam edhe tre vite në kontratën time. Do të flas me familjen dhe përfaqësuesit e mi. Dhe gjithçka do të varet nga ajo çfarë dëshiroj të bëj”. “Nga destinacionet e mundshme, Anglia dhe Gjermani janë dy ligat që më joshin më së shumti”, është shprehur kosovari. Edhe Evertoni dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e Canës, ndërsa oferta e vetme zyrtare është bërë nga Hamburgu, që ka ofruar pesë milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Përfaqësueses kuqezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...