Kaka: Reali më josh në të gjitha mënyrat

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 1 Komente

Transferi i ri i Real Madridit, Ricardo Kaka, është paraqitur në konferencën e parë për shtyp, pasi u prezantua të martën mbrëma me fanellën e Los Blancos me numrin 8.
“Dita e sotme për mua ishte e jashtëzakonshme, e paharrueshme- jo vetëm për mua por për jetët e shumë njerëzve, ishte një ditë historike për mua”.

“Kam zgjedhur Madridin sepse më tërheq në të gjitha format. Kur bisedoj me kolegët e mi nga kombëtarja, ata gjithmonë më flasin për Real Madridin. “Prandaj nga këto informata të grumbulluara, vendosa që nëse një ditë largohem nga Milani, atëherë do të luaja për Real Madridin. Dhe sot kjo është realizuar”, ka thënë braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. oo kaka mem ngu mu ti kishe nejt ne milan :D:D:S:S

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...