Ballack: Chelsea do të jetë kampion

dardanmiftari | Monday, July 13, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, është i bindur se blutë në sezonin e ri do të arrijnë ta fitojnë betejën me Mancehster United për ta fituar Ligën Premier.
Blutë në tre sezonet e fundit vetëm shikojnë Manchester United duke e fituar Ligën Premier, pasi vetë e fituan dy herë radhazi. Por Ballack beson se nën drejtimin e Ancelottit, Chelsea do të arrijë ta fitojë ligën. “Çdo vit qëllimi ynë është ta fitojmë kampionatin dhe jemi të bindur se kemi aftësi në sezonin e ri ta fitojmë titullin. Mendoj se kemi pasur një sezon të mirë vitin e kaluar, por United luante vërtet në nivel shumë të lartë në disa vitet e kaluara”, ka thënë Ballack.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...