Ballack: Terry do të mbetet lojtar i Chelseat

dardanmiftari | Wednesday, July 15, 2009 | 0 Komente

Manchester City dëshiron ta joshë mbrojtësin e Chesleat, John Terry, me një pagë të majme, mirëpo bashkëlojtari i tij Michael Ballack thotë se kapiteni do ta bartë fanellën e Bluve edhe në sezonin e ardhshëm.
“Të jem i sinqertë, kam lexuar për këtë gjë nëpër gazeta. Ai është një pjesë e rëndësishme e Chelseat dhe ka luajtur këtu për një kohë të gjatë”. “Ky është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë, mirëpo tani për tani të gjithë shpresojnë që ai do të qëndrojë”. “Nuk dëshiroj të flas më shumë për bisedën që kam pasur me të, mirëpo unë mendoj se ai do të vazhdojë të luajë për Chelsean. Të gjitha të tjerat janë spekulime”, ka thënë Ballack për “Sky Sports News”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...