Barca do të ofrojë Keirrison për të ulur vlerën e Forlan
Barcelona raportohet se është e gatshme të kthehet kah sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan, pasi është lodhur nga tentimet për të marrë shërbimet e David Villa.
Me presidentin e Valencias, Manuel Llorente, që kërkon 50 milionë funte për Villan, Barcelona ka kthyer vëmendjen kah Forlan për të forcuar sulmin. Atletico kërkon 32 milionë funte për lojtarin, sa shkruhet edhe në kontratën e lojtarit, por El Mundo Deportivo shkruan se Barcelona shpreson të ulë çmimin e lojtarit duke e përfshirë Keirrison në ofertë. Sulmuesi i Palmeiras, Keirrison, pritet në javët e ardhshme t’i bashkohet Barcelonës.
Category: Futboll
0 Komente