Benzemas do t’i takojë numri 19
Të enjten mbrëma Real Madridi do ta prezantojë superyllin e tretë të transferuar gjatë këtij afati kalimtar, Karim Benzema.
“AS” njofton se sulmuesi francez, i cili u kushtoi Mbretërve 35 milionë euro, do ta bartë fanellën me numrin 19, të cilin aktualisht e bart Klaas-Jan Huntelaar. Holandezi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Santiago Bernabeu, ndërsa Stuttgarti është ‘blerësi’ potencial i tij (që ka ofruar 18 milionë euro plus dy milionë të tjera varësisht nga paraqitja e lojtarit). Benzema ka bartur numrin 10 te Lyoni, mirëpo edhe pse bartësi aktual i këtij numri, Wesley Sneijder, është njëri nga lojtarët që po ashtu do të largohet nga Los Blancos, duket se Florentino Perez e ruan numrin prestigjioz për një superyll tjetër. Kështu, sulmuesi francez duhet të jetë i lumtur me numrin 19.
Category: Futboll
0 Komente