Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ka thënë në një intervistë të fundit se ekipi i tij, Chievo, ka nevojë për kompaktësi për të arritur të tregojë fuqinë në sezoni e ri në Serie A.
Bogdani pati një sezon tjetër jo aq të pëlqyeshëm në kampionatin italian, megjithatë Chievo arriti të mbijetojë në Serie A.“Duhet të rikompaktësojmë grupin. Është ky faktori thelbësor që e mbajti Chievon në Serinë A në sezonin e fundit. Dhe kjo mund të na lejojë të kompletojmë një mrekulli tjetër”, ka thënë Bodgani. Shqiptari, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin italian, thotë se do të mundohet në maksimum të gjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë pjesë e formacionit startues, por thotë se për këtë duhet të vendosë trajneri.“Unë mund të them vetëm se kërkoj formën optimale sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, fiziku im nuk më lejon të arrij në top-formë, ashtu siç mund të ndodh me të tjerët. Gjithsesi, në fillim dukem si i lodhur, por ju garantoj se në javën e kampionatit do të jem gati. Pastaj, siç e kam thënë edhe me parë, për këtë do të vendosë trajneri”, ka shtuar sulmuesi kuqezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...