Leonardo kërkon Ronaldinho të humbë peshë

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, është i shqetësuar me rikthimin në peshë të Ronaldinhos, dhe e ka urdhëruar brazilianin të përqendrohet në një dietë të menjëhershme.
Corriere dello Sport shkruan se Ronaldinho është rikthyer në stërvitjet parasezonale me katër kilogramë mbipeshë, që ka shqetësuar stafin teknik të Milanit.Ronaldinho është larguar për në pushimet verore me një program specifik stërvitës, por megjithatë ai sërish ka dalë nga forma e tij.Presidenti i Milanit si dhe stafi drejtues nuk e kanë mbajtur sekrete faktin se presin që Ronaldinho të plotësojë hapësirën e lënë nga Kaka në sezonin e ardhshëm, dhe duket se braziliani do jetë shumë në presion der në fillim të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...