Borriello i lumtur që do të mbajë numrin e Kaka

dardanmiftari | Wednesday, July 15, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi italian Marco Borriello është i lumtur që do të mbajë numrin 22, të cilin e ka mbajtur ish-mesfushori i ekipit, Kaka.
“Numri 22 është një numër që lidhet me jetën time. Për shembull është dita e lindjes së nënës time, ndërsa ky është edhe numri të cilin e kam mbajtur në sezonin tim më të mirë në Genoa”, ka thënë Borriello. “Sigurisht se nuk kam pasur fat vitin e kaluar, andaj duhej të ndryshoja numrin e fanellës që kisha atëherë. Nuk ka ndonjë arsye për të bërë krahasime me Kaka, ne luajmë role të ndryshme dhe veç kësaj, ai tashmë ka arritur suksesin”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...