Edhe Eto’o në planet e Unitedit

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Njoftohet se Manchester Unitedi do të konkurrojë me rivalin e qytetit Manchester City për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o.
“News of the World” shkruan se kamerunasi do të largohet nga Camp Nou këtë sezon, ndërsa nëse Djajtë e Kuq dëshirojnë ta angazhojnë atë, ai është pajtuar t’i zvogëlojë kërkesat e tij vetëm që të luajë në Old Trafford. City është shumë i interesuar për sulmuesin dhe i ka ofruar para të majme atij, mirëpo emri i Manchester Unitedit, mund të bëjë që kamerunasi të heqë dorë nga paga e lartë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...