Ronaldo do ta bartë numrin 9?

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

"AS" njofton se fanella e re e Cristiano Ronaldos do ta ketë numrin 9.
Ka pasur shumë spekulime me numrin që do të bartë superylli portugez, pasi që numrat e tij të mëparshëm janë të zënë. Numrin 7 (Manchester United) e bart kapiteni Raul, ndërsa numrin 17 (Sporting Lisbon) e bart Ruud van Nistelrooy. Numri 9 është i lirë pas largimit të Javier Saviolas, dhe besohet se do të jetë pikërisht ky numër që do t’i jepet lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008. Fanellën e Real Madridit me numrin 9 e ka bartur legjenda Alfredo Di Stefano, ndërsa gjatë tre sezoneve të tij në Bernabeu e ka bartur edhe superylli brazilian Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...