Ferguson: Nuk do të ketë nënshkrime të reja
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se afati kalimtar për kampionin e Ligës Premier është i përfunduar.
U mendua se Fergson do të bënte edhe nënshkrime të reja, krahas Michael Owen, Antonio Valencia dhe Gabriel Obertan.Por tregu i mbizotëruar nga Real Madrid dhe Manchester City, e ka nxitur Ferguson të mendojë se ai mund ta mbrojë titullin në ligë për të katërtën herë radhazi edhe pa Cristiano Ronaldon dhe Carlos Tevez.“Ky është fundi i biznesit tonë, andaj të gjitha ato tregime se kush supozohet se do të arrijë, harroni të gjitha”, ka thënë skocezi.Ndërkohë bëhet e ditur se Owen do të mbajë numrin 7, atë të cilin e kishte mbajtur Ronaldo, dhe do të jetë pjesë e treshes sulmuese së bashku me Wayne Rooney dhe Dimitar Berbatov, plus të rinjtë Daniel Welbeck dhe Federico Macheda.
Category: Futboll
0 Komente