Gudjohnsen në radarin e West Ham

dardanmiftari | Monday, July 13, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Eidur Gudjohnsen, ka tërhequr interesimin e ekipit anglez, West Ham United.
Ish-lojtari i Chelseat ka deklaruar se do t’i pëlqente të rikthehet në Premier League një ditë dhe ai tash mund të ketë rast për këtë, pasi menaxheri i West Ham dhe ish-bashkëlojtar i tij te blutë, Gianfranco Zola, ka shprehur interesim për islandezin. “Eidur sigurisht se është një lojtar shumë, shumë i mirë. Jam i sigurt se West Ham nuk është i vetmi ekip që është duke kërkuar lojtarë të mirë si ai”, ka thënë Zola për Sky Sports News. “Jemi duke u përpjekur t’i dallojmë cilat mund të jenë dobësitë tona. Sigurisht se do të kemi nevojë të përmirësohemi në sulm dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...