Hleb ka gjashtë muaj kohë për t’u dëshmuar

dardanmiftari | Thursday, July 16, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Alexandr Hleb, i ka dhënë vetes gjashtë muaj kohë për t’u bërë lojtar i rregullt në formacionin e parë të Barcelonës.
Mesfushori dëshiron në sezonin e ri ta gjejë veten në mesfushën e Barcelonës, pas një sezoni po thuajse të dështuar të fundit, kur pati një numër të vogël paraqitjesh me klubin e ri. Ish-mesfushori i Barcelonës ka zhvilluar bisedime me trajnerin Pep Guardiola gjatë javës së kaluar, dhe tash thotë se nëse nuk do të luajë rregullisht mund të largohet nga ekipi spanjoll në fund të vitit. “Nëse gjërat nuk do të ndryshojnë deri në Krishtlindje, atëherë do të largohem nga ekipi”, ka bërë të qartë Hleb.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...