Juventus transferon Felipe Melon?

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Juventusi ka nënshkruar me mesfushorin brazilian Felipe Melo nga Fiorentina për shumën prej 20 milionë eurosh, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe pronësia e plotë e Violas për anësorin e Juves, Marco Marchionni.
“Sky Sport Italia” njofton se marrëveshja është kompletuar, ndërsa të mërkurën do të bëhet edhe njoftimi zyrtar Melo ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë, ndërsa do të fitojë 2.6 milionë euro në vit, duke u bërë kështu braziliani i tretë që bartë fanellën e Zonjës së Vjetër së bashku me Amaurin dhe Diegon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...