Kaka dëshiron tre trofetë

dardanmiftari | Monday, July 13, 2009 | 0 Komente

Real Madridi është duke ndërtuar një skuadër të fuqishme, ndërsa njëri nga transferët e sivjetmë, Ricardo Kaka, thotë se Los Blancos do të kërkojnë të fitojnë të gjitha trofetë që janë në dispozicion gjatë sezonit që vjen.
“Do të luftojmë për tre titujt (La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit). Ëndrra ime është që ta ngre trofeun e dhjetë (të Ligës së Kampionëve) në Madrid, mirëpo e di se ajo do të jetë gara më e vështirë për ta fituar”. “Barca meritoi ta fitonte secilin trofe sezonin që shkoi. Dhe për ta ndalur Barcën, duhet të japim më të mirën nga vetja”. “Të jem i sinqertë, më shumë dëshiroj t’i fitoj tre trofetë, sesa ta fitoj Topin e Artë sërish”, ka thënë 27-vjeçari për “Marca”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...