Laporta: Nuk do të nënshkruaja me asnjë lojtar

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Barcelona do të nënshkruajë me lojtarë të rinj gjatë kësaj vere, por po të shkonte gjithçka sipas dëshirës së presidentit Joan Laporta, ai nuk do ta ndryshonte këtë përbërje aktuale të Pep Guardiolas.
Laporta ka qenë aq shumë i impresionuar me lojtarët të cilët i ndihmuan klubit të fitojë Ligën e Kampionëve, kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit gjatë sezonit të kaluar, dhe mendon se përbërja duhet të jetë e njëjta. “Nëse do të më takonte mua të vendos atëherë nuk do të nënshkruanim me askënd. Unë jam super i qetë rreth gjithë kësaj dhe megjithëse ende nuk kemi nënshkruar me askënd, mendoj se do të ketë arritje të reja edhe këtë verë”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...