Liverpooli do t’ia trefishojë pagën Mascheranos

dardanmiftari | Monday, July 13, 2009 | 0 Komente

Liverpooli raportohet se synon t’i ofrojë marrëveshje të re duke trefishuar pagën e mesfushorit argjentinas Javier Mascherano, në përpjekje për të eliminuar interesimin e Barcelonës.
Argjentinasi është një prej mesfushorëve më të mirë në botë, dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, por këtë verë Barcelona ka qenë më e përfolura si destinacioni ardhshëm i tij. Daily Mail shkruan se Liverpooli është i gatshëm t’i ofrojë Mascheranos, 25-vjeçar, kontratë të re këtë javë me qëllim që ta bindë atë të mbetet në Anfield. Sipas kësaj gazete Benitez po thuajse do t’ia trefishojë pagën me qëllim që ta mbajë atë në klub.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...