Moratti: Mos pritni transfere sikur Bale

Unknown | Wednesday, October 16, 2013 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka hedhur poshtë pritjet e tifozëve për transferime të mëdha, pas ardhjes së pronarit të ri, Erick Thohir.

Ekipi italian ka vuajtur nga problemet financiare vitet e fundit, për shkak të hyrjes në funksion të Fair Playt Financiar, por ardhja e bisnezmenit indonezian ka nxitur shpresa te Nerazzurët se ata përsëri do të jenë superfuqi sikur dikur në tregun e transferimeve.
Sidoqoftë, Moratti nuk pret që pronarët e rinj të klubit të bëjnë ndonjë transferim të madh në të ardhmen e afërt.
“Lloji i transferit që ka ndikim te tifozët, është sikur ai i Bales te Real Madridi, por tifozët e Interit duhet të mos presin gjëra të tilla”.
“Unë e kam përshtypjen se Thohir ka plane tjera me Interin. Sigurisht, gara me klubet rivale do të influencojë politikën e klubit. Bashkpronarët e rinj kanë potencial të bëjnë gjëra të mëdha”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...