Gjergjaj sfidon titullin që dikur e mbante Luan Krasniqi

Unknown | Wednesday, October 16, 2013 | 0 Komente

Arnold Gjergjaj më 30 nëntor do të sfidojë titullin e kampionit evropian në peshat e rënda, të cilin më herët e kishte fituar edhe Luan Krasniqi. Boksieri shqiptar për kundërshtar do ta ketë kampionin aktual evropian, Derek Chisora.

Kjo do të jetë njëra prej sfidave më të rëndësishme në karrierë për Gjergjaj, i cili nuk di për humbje në ringun profesionist. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i Chisoras, Frank Warren, në mediet angleze. Gjergjaj ka bilanc fantastik deri më tashti prej 22 fitoreve dhe asnjë humbje, prej të cilave 16 i ka fituar me nokaut teknik.
Chisora njihet si sfidues Vitali Klitschko për titullin e botës në versionin WBC ka një bilanc prej 18 fitoreve dhe 4 humbjeve. Pronar i titullit të EBU para disa ishte boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi. Meçi është paraparë të mbahet në palestrën “Copper Boxing Asrena” në Londër. /Zëri/Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...