De Biasi, edhe dy vite me Shqipërinë

Unknown | Wednesday, October 16, 2013 | 0 Komente

Pas barazimit pa gola ndaj Qipros, selektori i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi sot paradite ka zbarkuar në Tiranë.

Trajneri italian, që mori drejtimin e përfaqësues kuqezi dy vjet më parë, do të vazhdoje bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe për dy vitet e ardhshme.
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri në konferencën për shtyp, të mbajtur sot në ambientet e FSHF-së. Por, zyrtarizimi i bashkëpunimit ndërmjet FSHF-së dhe De Biasit pritet të bëhet në ditët në vazhdim.
Ish trajneri i disa skuadrave italiane do ta drejtoj ekipin kuqezi në eliminatoret për Kampionatin evropian, ‘Franca 2016’. /Express/Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...