Lucio mund të largohet nga Bayerni

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Lucio, pranon se është e mundur që këtë verë ai të largohet nga klubi i Bundesligës.
31-vjeçari thuhet se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Louis van Gaal, dhe së fundi edhe vetë braziliani thotë se mund të largohet nëse nuk është i nevojshëm në Allianz Arena. “Kur i dëgjova tregimet se Bayern Munich nuk llogarit në shërbimet e mia, isha shumë i dëshpëruar. Gjithçka që u tha për të ardhmen time në Bayern e përballova me vështirësi”, ka thënë Lucio. “Mendoj se transferimi do të ishte zgjidhja më e mirë për mua, që sërish të gjej qetësi”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...