Maniche do të nënshkruajë për Ankaragucu?

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Mesfushori portugez Maniche është lojtar i lirë që nga përfundimi i kontratës me Atletico Madridin, ndërsa ekzistojnë spekulime të shumta për të ardhmen e tij.
Derisa javë më parë spekulohej se Maniche mund të kthehej te skuadra e tij e dikurshme Porto, e përditshmja “A BOLA” shkruan se ish-lojtari i Interit dhe Chelseat mund t’i bashkëngjitet skuadrës turke Ankaragucu. Sipas njoftimeve të reja, Maniche do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me skuadrën turke, ndërsa do të fitojë 2.5 milionë euro për sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...