Spalletti: Njëherë do të shesim, pastaj do të blejmë

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se ende ka kohë që Giallorossët të sjellin lojtarë të rinj në skuadër, mirëpo para se të ndodhë kjo duhet të largohen disa lojtarë nga skuadra kryeqytetase.
“Skuadra ende nuk ka lëvizur në merkato, mirëpo ende ka kohë për të transferuar lojtarë të rinj dhe për ta forcuar skuadrën”. “Mendoj se njëherë duhet të përqendrohemi në ‘eksport’”, ka thënë Spalletti për “Sky Sport Italia”, duke shtuar se nëse u vjen ndonjë ofertë për Matteo Brighin, atëherë do të lejojnë largimin e tij, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Mirko Vucinic, për të cilin “nuk ka pasur oferta deri më tani”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...