Barca interesohet për Guizan

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Fenerbahces, Dani Guiza, është njëri nga lojtarët që kërkohet nga skuadrat spanjolle gjatë këtij afati kalimtar.
Sezonin e kaluar Guiza kaloi nga Mallorca te skuadra turke për shifrën prej 17.5 milionë eurosh, mirëpo ai nuk është i lumtur në skuadrën e tij aktuale, kështu që disa skuadra nga La Liga janë të vendosura që ta kthejnë atë në vendlindje. Valencia dhe Atletico Madridi janë klubet e interesuar për shërbimet e spanjollit, ndërsa “RAC-1” njofton se Barcelona ka shfaqur sërish interesim për Guzan, mirëpo veç skuadrave spanjolle, trekampioni do të përballet edhe me konkurrencën e Manchester Cityt dhe Zenit St. Petersburgut që po ashtu janë të interesuara për të fituar shërbimet e Guizas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...