Juve nuk do ta blejë Grosson

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Të hënën pritet të bëhet kompletimi zyrtar i transferimit të mesfushorit Felipe Melo nga Fiorentina, ndërsa drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, thotë se bardhezinjtë nuk kanë nevojë për mbrojtës të krahut të majtë.
Është spekuluar se Juventusi dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Lyonit, Fabio Grosso, gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa duke folur për JuveChannel, Secco tha se Bianconerët nuk kanë nevojë për mbrojtës të krahut. “Nuk do të blejmë mbrojtës të krahut të majtë këtë verë, sepse ne tashmë i kemi Molinaron dhe De Ceglien”, tha Secco.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...