Xavi kërkon transferimin e Ribery

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Dy rivalët e La Ligas, Barcelona dhe Real Madridi, kanë qenë në konkurrim për ta transferuar superyllin e Bayern Munichut, Franck Ribery, ndërsa mesfushori i Barcës, Xavi, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të bëjnë më shumë për ta sjellë francezin në Camp Nou.
“Të kesh një lojtar të tillë në krah është e jashtëzakonshme. Ne e kemi përjetuar kualitetin e tij kur luajtëm kundër Bayernit (në Ligën e Kampionëve) dhe e shihnim se të gjitha rreziqet vinin nga ana e tij dhe atëherë kur ai e kishte topin. Do të ishte privilegj të luaja me të”. “Unë nuk jam ai që vendos, mirëpo nëse nevojitet ndonjë shtytje për Riberyn unë do ta bëja”, ka thënë Xavi për “El Mundo Deportivo”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...