Valdano ua tregon derën holandezëve

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka konfirmuar se lojtarët holandezë të Los Blancos mund të largohen të gjithë nëse marrin oferta të përshtatshme.
“El Mundo Deportivo” njofton se Valdano i ka thënë kontingjentit holandez, të përbërë nga Klaas-Jan Huntelaar, Royston Drenthe, Wesley Sneijder, Rafael Van Der Vaart, Arjen Robben dhe Ruud Van Nistelrooy, se do të largohen nga Santiago Bernabeu nëse vjen ndonjë ofertë e pranueshme. Të gjithë lojtarët e përmendur po kërkohen nga skuadra të shumta evropiane, ndërsa disa prej tyre do të përdoren për shkëmbim me ndonjërën nga shënjestrat e Mbretërve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...